24-11-2024

NISMA në Prizren kundër hapjes së konkursit për mësimdhënës

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren ka reaguar ndaj  hapjes së konkursit për mësimdhënës në vendet e lira, nga DKA-ja në Prizren për të cilat, siç ka thënë  ka pasur një konkurs.

Në njoftimin e saj, thuhet se në konkurs  tashmë janë të pranuar në punë kandidatët, edhe pse zyrtarët jashtëligjshëm janë munduar ta anulojnë për llogari elektorale!

Në kumtesën e saj, ndër të tjera thuhet:

“Mosrespektimi i U.A 7/2017 neni 13, nga Drejtoresha e DKA-së, e bënë shkelëse të ligjit barabartë sa z.Haskuka, i cili në kundërshtim me Ligjin e Arsimit Parauniversitar 04/L-032, po mundohet të anulojë konkursin e rregullt që është zhvilluar gjatë muajit Gusht.

NISMA Sodialdemokrate – Dega në Prizren, mendon se është e papranueshme dhe tepër e dëmshme ku tash e 3 muaj nxënësit e Prizrenit humbin mijëra orë mësimi për të cilën shumë shpejtë përgjegjësit e këtij kaosi në arsimin e Prizrenit do të përballen me ligjin. Hapja e konkursit nga DKA-ja në Prizren, bie ndesh edhe me nenin 44 dhe 97 të Ligjit të Procedurës së Përgjithëshme

Administrative O5L-31 duke mos i respektuar të drejtat e kanditatëve që aplikojnë për punsim. Shkeljet janë edhe më të mëdha nga ana e DKA-së, në këtë rast mosrespektimi i Ligjit të Punës 03/L-2012 si dhe mosrespektimi i vendimeve të organit që del nga Ligji i Ispektoriatit 2009/9, organ i cili tashmë i’u ka dhënë të drejtë kanditatëve të cilët janë pranuar në konkursin e muajit Gusht në marrëdhënie pune.

Shkeljet e vazhdueshme ligjore të Qeverisë Komunale në Prizren për interesa të punësimeve partiake siç ndodhi edhe para disa dite në Drejtorinë e Mirëqenies Sociale, tregon qartë se asgjë nuk ndryshon kjo qeveri nga qeveria e “Klanit PRONTO” që ka qenë për 10 vite! NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, inkurajon të punësuarit në konkursin e kaluar, të cilët kanë marrur përgjigje pozitive nga organet përgjegjëse sipas ligjit, për të gjitha këto padrejtësi që po ju bëhen nga ana e DKA-së, dhe Haskukës, t’i drejtohen Prokurorisë së shtetit.
Zyra për Informim, NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren.

Asnjë koment

Comments are closed.