29-11-2024

NISMA prin në Malishevë, ky është rezultati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për votat e numëruara deri më tani në komunën e Malishevës, raporton Express

Sipas 74.63% të votave, në komunën e Malishevës po prin kandidati i Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, me 5 mijë e 760 vota, apo 35.92%.

I dyti në Malishevë është Isni Kilaj i Partisë Demokratike të Kosovës, me 4 mijë e 351 vota, 27.14%.

Bajrush Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës deri më tani ka marrë 2 mijë e 843 vota, apo 17.73%.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka marrë 2 mijë e 372 vota, apo 14.79%.

Kastriot Berisha i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës deri më tani ka marrë 660 vota, apo 4.12 për qind, ndërkaq kandidati i pavarur Selajdin Bytyqi ka marrë 48 vota, apo 0.30%.

[20:20] Këto janë rezultatet e para në Malishevë sipas KQZ-së

Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka filluar t’i publikojë rezultatet e para nga numërimi i votave në komunën e Malishevës, raporton Express

Sipas këtyre rezultateve, deri më tani po prin kandidati i Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, me 949 vota, apo 34.48%.

Pas tij renditet ai i Partisë Demokratike të Kosovës, Isni Kilaj, me 829 vota, apo 30.12%.

I treti renditet renditet kandidati Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, me 456 vota, apo 16.57%.

Bajrush Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës deri më tani ka 419 vota, apo 15.23%.

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kastriot Berisha ka 94 vota, apo 3.42%, ndërkaq kandidati i pavarur Selajdin Bytyqi ka 5 vota, apo shprejhur në përqindje 0.18%.

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.