23-11-2024

Nisma Socialdemokrate ankohet në PZAP për moscertifikim

Nisma Socialdemokrate ka dorëzuar ankesë në PZAP pas vendimit të KQZ-së për moscertifikimit e këtij subjekti politik dhe disa prej kandidatëve për deputet.

“NISMA Socialdemokrate tanimë ka dorëzuar ankesë në PZAP ndaj vendimt të KQZ-së për mos-certifikim të subjektit tonë dhe kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit”

Shkrimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

NISMA Socialdemokrate tanimë ka dorëzuar ankesë në PZAP ndaj vendimt të KQZ-së për mos-certifikim të subjektit tonë dhe kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

NISMA Socialdemokrate është e përkushtuar dhe e vendosur në respektim të plotë të rregullave dhe ligjeve në Republikën e Kosovës.NISMA Socialdemokrate me qëllim të pjesëmarrjes në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që mbahen më 14.02.2021 kishte aplikuar dhe përmbushur të gjitha kriteret për certifikim, sipas afateve dhe procedurave të parapara me ligj dhe kjo konstatohet edhe nga vet trupat profesionale të KQZ-së.

Ne presim që PZAP të përmirësoj këtë vendim të gabuar të KQZ-së dhe të pranoj kërkesën tonë për certifikim të subjektit dhe të listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.Ne jemi të bindur se zëri i NISMA-s do të vazhdoj të jetë prezent fuqishëm në Kuvendin e Kosovës në mbrojtjen e vlerave kombëtare.

Asnjë koment

Comments are closed.