24-11-2024

NISMA sot shënon 5-vjetorin e themelimit në Prizren

NISMA Socialdemokrate – dega Prizren, sot në një ceremoni rasti shënon 5 – vjetorin e themelimit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në këtë përvjetor, të pranishmëve do t’u drejtohet, kryetari i NS, njëherësh  zëvendëskryeministër, Fatmir Limaj, kryetari i këshillit kombëtarë, Jakup Krasniqi, si dhe deputeti e kryetari degës në Prizren, Zafir Berisha.

Pos nivelit qendror, NS tashmë është pjesë e koalicionit qeverisës edhe në Prizren, ndërsa udhëheq tri drejtori: arsimin, Kulturën dhe sektorin e administratës së KK-së.

Në organin më të lartë lokal, Kuvendin Komunal ka 5 ulëse.

Manifestimi mbahet në ora 19:00, në Hotel “Theranda”./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.