24-11-2024

Nisma:  Vazhdojnë shkeljet e rënda të qeverisë LVV-LDK në Prizren

NISMA Socialdemokrate në Prizren ka hedhur kritika në adresë të pushtetit në Prizren, duke akuzuar siç thuhet për vazhdimin e shkeljeve sa i përket pronës.

Ky subjekt këtë e ka bërë përmes një Komunikate shtypi, në të cilën thuhet:

“NISMA Socialdemokrate në Prizren në mbledhjen e KK të Prizrenit(11.12.2019) i kishte tërhequr vërejtjen pushtetit VV-LDK që të mos luajnë me pronat e qytetit dhe mos të votojnë premtimet mafioze të Albin Kurtit dhënë gjatë fushatës si dhe të mësohen ta lexojnë ligjin!
Sygjerimet tona hasën në veshin e shurdhër tê pushtetit të verbuar pas pasurimit në kurriz të pasurisë shoqërore dhe jo rastësisht sot kemi nga MPLA këtë qëndrim:
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, pas shqyrtimit të përmbajtjes së aktit të Komunës te datës 11 nëntor 2019, vlerëson se akti i Komunës është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi.

Vendimi i KK-së së Prizrenit bie ndesh me dispozitat e Ligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës, sikurse edhe të Ligjit për Partneritet Publiko-Privat.
Shkeljet në këtë rast bëhen edhe më të rënda sepse Mytaher Haskuka nën presionin e patronëve të tij në Prishtinë “investitorin” e ka paisur me leje ndërtimi, pa i pritur afetet ligjere për të hyrë në fuqi vendimet e KK-Prizrenit.
Kjo shkelje e rëndë e hajdutëve në qeverinë e Prizrenit natyrisht se do të hetohet nga organet e drejtësisë ku do të jemi edhe dëshmitarë të ankesave dhe “vajtimit” të Haskukës se gjoja nuk po e lënë të “punojë” duke e intervistuar, loj kjo që po e praktikon që nga fillimi duke shantazhuar dhe kërcënuar publikisht organet e drejtësisë herë pas here duke e u paraqitur si viktim e në anën tjetër duke vazhduar shkeljet ligjore dhe keqpërdorimin e pasurisë dhe parasë publike!

Zyra për Informim,
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren

 

Asnjë koment

Comments are closed.