22-11-2024

Nismes i refuzohen të 12 kandidatët për deputetë nga Supremja

Gjykata Supreme nuk ia ka pranuar ankesën Nismes Socialdemokrate në lidhje me moscertifikimin e kandidatëve për deputetë nga Komisioni Qendror i Zzgjedhjeve.

Sipas njoftimit, 12 kandidatëve për deputetë nga kjo parti, nuk u lejohet gara në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe mbetet në fuqi vendimi i KQZ-së, e konfirmuar edhe nga PZAP-ja.

Nisma do duhet të garojë në këto zgjedhje por pa: Vesel Krasniqin, Besnik Berishën, Filloreta Bytyçin, Valentina Alijajn, Xhafer Berishen, Aziz Thaçin, Musa Fetahajn, Hasime Dakajn, Fatmir Gërdellajn, Vehbi Avdullahajn, Endrit Shalën dhe Ardian Nokaj.

Asnjë koment

Comments are closed.