16-05-2025

Një 16-vjeçar kërc*ënon me thikë mësimdhënësin e shkollës në Krushë të Madhe, përfundon në pranga

Një incident shqetësues ka ndodhur në oborrin e SHFMU “Bajram Curri” në fshatin Krushë e Madhe gjatë festës së organizuar për ditën e shkollës, ku një i mitur ka kanosur një mësimdhënës me armë të ftohtë.

 

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se ankuesi F. D , mësimdhënës në këtë shkollë, ka raportuar se një grup të rinjsh – që nuk janë nxënës të shkollës – kishin hyrë në oborr dhe pas largimit të tyre, njëri prej tyre, i dyshuari L.D. 16-vjeçar, nga rrethojat e objektit e ka kanosur atë me fjalë kërcënuese, duke mbajtur në dorë një thikë.

Policia ka intervenuar menjëherë dhe e ka shoqëruar të dyshuarin në Stacionin Policor të Rahovecit. Mjeti i dyshuar është konfiskuar, ndërsa i mituri është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës sipas detyrës zyrtare dhe përfaqësuesit të QPS-së.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit për të mitur, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Kanosje dhe Armëmbajtje pa leje”, ndërsa i njëjti është ndaluar për 24 orë.

Asnjë koment

Comments are closed.