Një 20-vjeçar nga Gjakova arrestohet i dyshuar për vjedhje, po kërkohej që nga viti i kaluar
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arritur ta arrestojnë një person rreth moshës 20-vjeçare, i cili në dhjetor të vitit të kaluar ishte shpallur në kërkim për vjedhje.
Fotografia e të dyshuarit ishte publikuar nga policia më 17 dhjetor të vitit 2024, ku ishte kërkuar bashkëpunimi i qytetarëve dhe mediave për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.
Autoritetet kanë njoftuar se me vendim të prokurorit, 20-vjeçari tashmë është dërguar në mbajtje.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në bazë të autorizimit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, më 17 dhjetor 2024 publikoi fotografinë e një personi të dyshuar për një rast vjedhjeje, me synimin për ta identifikuar dhe arrestuar. Pas veprimeve intensive operative dhe hetimore, i dyshuari me inicialet T. T., i lindur në vitin 2005, u arrestua dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje”, shkruhet në njoftim. /Gazeta Sinjali.