Një 22-vjeçar nga komuna e Suharekës në rrezik jete, tentoi vetëvritet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Sopijë të Suharekës, ku një person dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së tij.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë kanë bërë me dije se 22-vjeçari është dërguar atje në gjendje të rëndë, për shkak se dyshohet që kishte konsumuar preparate higjienike (domestos).
Pas dhënies së ndihmës së parë në QKMF, i riu është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, për shkak se ndodhej në rrezik për jetën.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Nuk dihen motivet që shtynë të riun të bëjë këtë veprim, teksa me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Tentim vetëvrasje’.