Një dhomë digjet si pasojë e poçit elektrik në Suharekë
Poçi elektrik dyshohet të ketë djegur dhomën e një shtëpie në Suharekë. Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje.
“Dyshohet se nga pakujdesia e dyshuara femër K-Shqiptare ka shkaktuar zjarr në dhomën e saj. Raportohet se zjarri ka ardhur si pasojë e poçit elektrik”, thuhet në raportin e Policisë.
Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. /GazetaePrizrenit.net