Një femër lëndohet nga vetaksidenti në Prizren
Një femër është lënduar në cilësinë e shoferes, për shkak të një vetaksidenti në Prizren.
Policia ka njoftuar se ngasësja femër K/Shqiptare ka humbë kontrollin gjatë ngasjes dhe ka goditur një shkëmb, shkruan ‘GazetaePrizrenit.net’.
Rasti ka ndodhur dje pasdite. Si pasojë e aksidentit ngasësja ka pësuar lëndime trupore dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.