01-05-2025

Një grua nga Gjonaj i Hasit raportohet e zhdukur – dyshohet se vuan nga çrregullime mendore

Një grua nga fshati Gjonaj, në Komunën e Prizrenit, është raportuar e zhdukur nga familjarët e saj. Siç raporton Gazeta Sinjali, rasti është paraqitur në polici mbrëmjen e 30 prillit 2025, rreth orës 20:30, nga djali i saj.

 

Ai ka deklaruar se nëna e tij është larguar nga shtëpia më 29 prill 2025 rreth orës 11:00, dhe që nga ajo kohë nuk kanë më asnjë informacion për vendndodhjen e saj. Sipas deklaratës së dëshmitarit, viktima dyshohet se vuan nga çrregullime mendore.

Burime brenda fshatit bëjnë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar Policia, si dhe janë aktivizuar njësitë përkatëse të hetimeve lokale dhe rajonale. Po ashtu, patrullat policore janë vënë në terren për të kërkuar personin e zhdukur.

Hetimet janë në vazhdim dhe pritet të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për lokalizimin e saj.

Asnjë koment

Comments are closed.