Një i arrestuar në Qafë Prush me ar*më e muni*cion
Një aksion i Policisë së Kosovës në pikën kufitare “Qafë Prush” në Gjakovë ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për trafikim të paautorizuar të armëve dhe municionit, si dhe për falsifikim dokumentesh.
Sipas informacioneve, më 02 shkurt 2026, rreth orës 16:40, bazuar në informata operative, është ndaluar për kontroll i dyshuari Y. Harhulla, rreth 64-vjeçar. Pas ndalimit, automjeti i tij është dërguar në vijën e dytë për kontroll të detajuar, ku janë zbuluar dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme armësh, municioni dhe sende të tjera të dyshimta.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar:
Një pistoletë FN HERSTAL – Belgium, pa numër serik (e stampuar RKS)
Dy karikatorë
70 fishekë kalibri 7.62 mm
50 fishekë kalibri 5.7×28 mm
400 euro para të gatshme
Dy telefona mobil (Samsung A36 dhe Samsung A24)

Çantë arme (ngjyrë e zezë, me librezë arme dhe rripa)
Një veturë Mercedes, bashkë me librezën dhe çelësin
Dokument identifikimi (ID Card)
Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me vendim të Prokurorit kujdestar, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Gjakovë.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” sipas nenit 364 të Kodit Penal, si dhe për falsifikim dokumentesh, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.
Sinjali do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja rreth këtij rasti serioz që lidhet me sigurinë kufitare dhe qarkullimin e armëve ilegale.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
