28-12-2024

Një i arrestuar për sulm ndaj policit në Suharekë, shkak dënimi për parkim ilegal

Një rast ndodhi të enjten në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, ku Policia arrestoi një person, i cili u kap me policët që e dënuan dhe për pasojë përfundoi në ndalim policor.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari që u prangos për sulm ndaj një zyrtari policor është Naim Basha.

Basha fillimisht është dënuar për parkim ilegal dhe pasi Policia ia ka lënë fletëparaqitjen, i njëjti i revoltuar në masë të madhe.

Bazuar në informacionet e para, i dyshuari e ka kapur zyrtarin policor për krahu dhe aty ka eskaluar situata.

Një njësi policore ka asistuar dhe e ka arrestuar e shoqëruar të dyshuarin në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

No photo description available.

Asnjë koment

Comments are closed.