22-01-2026

Një i kërkuar nga Hungaria për “vjedhje të rëndë”, arrestohet në Kosovë

Një person që ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Hungarisë është arrestuar në Fushë Kosovë.

Sipas informatave, më 21.01.2026, rreth orës 23:30, te rrethi në Fushë Kosovë, është ndaluar dhe arrestuar B. Saraqi, i cili pas verifikimit në sistemin policor ka rezultuar me “Kërkim Ndërkombëtar”.

Burimet bëjnë me dije se kërkimi ishte lëshuar nga autoritetet e Hungarisë, lidhur me veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në Qendrën e Mbajtjes, ndërsa rasti pritet të trajtohet në procedura të mëtejme në koordinim me institucionet kompetente.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.