07-01-2026

Një i mi*tur nga Hasi i Shqipërisë zhduket në Kosovë, raportohet se po udhëton me veturën e babait

Një i mitur nga Republika e Shqipërisë, është zhdukur me verurë në Kosovë.

15-vjeçari nga Golaj i Hasit, që ndodhet jo larg agjakovës, Mariglen Dauti, raportohet se po udhëton me veturën e babait, të tipit “Mercedes” me targa të Shqipërisë AB 179 RY, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Sipas njoftimit familjar, Marigleni është larguar në drejtim të panjohur mesditën e djeshme.

Ata u apelojnë të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë në gjetjen e tij.

14-vjeçari për herë të fundit u pa në dalje të qytetit të Pejës, ku u ndalua për të marrë derivate për veturën.

Në një konfirmim për IndeksOnlinen, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë pohojnë se i mituri ka marrë afro 79 litra karburant në një pompë të benzinës dhe ka kërkuar nga punonjësi që të bëjë pagesë me kartelë.

“Punëtori deklaroi në polici se ka hyrë brenda të marrë POS-in, teksa i mituri është larguar me shpejtësi në drejtim të panjohur. Njësitet relevante janë duke u marrë me hetimet e nevojshme”, deklaroi për IndeksOnlinen zëdhënësi i policisë, Fadil Gashi.

Daja i Mariglenit, Arjani, kërkon nga qytetarët që, nëse kanë informacione për nipin e tij, të lajmërojnë në numrin: +38345214672. Ai thotë se Marigleni nuk posedon me vete dokumente identifikimi.

Asnjë koment

Comments are closed.