Një i vdekur dhe 29 raste të reja me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovës janë konfirmuar një viktimë dhe 29 raste të reja me koronavirus.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.947 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.476.104 doza të vaksinës.
Deri më sot 648.218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.526 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Sot janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.448. Në total numri i rasteve aktive është 1.043.