Një i vdekur dhe dy të lënduar në autostradën “Ibrahim Rugova”
Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Prishtinë – Prizren, në Vërmicë.
Lajmin për IndeksOnline e konfirmojë Daut Hoxha, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës.
Ai ka deklaruar se dy nga të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Prizren.
”Sot rreth ores 16:10, Policia e Kosoves ka pranuar pranuar informaten lidhur me nje aksidet trafiku ne autostradë.
Pas ngazhimeve e teren eshte konstatuar se ne kilometrin e 10 te Autostrades “Ibrahim Rugova” ,drejtimi Prishtine-Prizeren, ne Vermice eshte shkaktuar një aksident trafiku me lendime trupore dhe me fatalitet.
Njesitet kompetente policore iu kane pergjigjur rastit, perderisa ekipa mjeksore ka konstatuar se nje person ka humbur jeten. Dy persona te tjerë poashtu si pasoje e aksidentit kane pesuar lendime trupore dhe janë derguar per trajtim mjeksor ne Prizeren.
Ne vendin e ngjarjes kane dalur Njesiti i hetimeve, zjarrefiksit si dhe autoambulanca, per rastin gjithashtu eshte njoftuar edhe Prokurori e Mjeksia Ligjore.
Hetime aktive jane duke u kryer per shkaqet qe kane quar deri te ky aksident i rende dhe me pasoja tragjike.
Apelojme tek drejtuesit e automjeteve qe te jene te kujdesshem, te respektojne shenjat dhe kufizinet e shpejtesise, posaqerisht ne kohe te ndryshimeve atmosferike dhe reshjeve per te shmangur rastet te tilla te aksidenteve me pasoja fatale”, ka njoftuar Hoxha për IndeksOnline.