27-11-2024

Një i vdekur dhe mbi 50 të infektuar me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 444 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.814.984 doza të vaksinës.

Deri më sot 816.909 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 97.984 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.324 testime, 52 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 154 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.932.

Në total numri i rasteve aktive është 1.464.

Asnjë koment

Comments are closed.