28-09-2025

Një i vde*kur e dy të lënduar në një aksident në rrugën Suharekë-Shtime

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një autobusi dhe një veture në rrugën Suharekë-Shtime.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, e konfirmoi lajmin per Gazetën e Prizrenit, njoftoi se se aksidenti ka ndodhur në mes fshatrave Duhle dhe Carralevë.

“Si pasojë e aksidentit, një pasagjer i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit. Nga të dhënat e para dyshohet se automjeti BMW ka humbur kontrollin dhe është përplasur me autobusin”, tha Bytyqi.

Tutje, ai u shpreh se rruga Suharekë-Shtime është e bllokuar për qarkullim deri në përfundim të ekzaminimeve nga njësite kompetente policore.

“Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në zhvillim”, u shpreh Bytyqi./ GeP /

Lexo edhe:

Policia jep detaje për gjetjen e trupit të pajetë të shtetases gjermane në një hotel

Asnjë koment

Comments are closed.