Një i vdekur me Covid, ndërsa bien rastet e të infektuarve
Në 24 orët e fundit janë dhënë 95 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.815.802 doza të vaksinës.
Deri më sot 817.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 98.155 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 985 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 137 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.508.
Në total numri i rasteve aktive është 1.021.