Një i vrarë dhe një i plagosur në Gjakovë
Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Marmull të Gjakovës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.
“Në fshatin Marmull të Gjakovës një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur”, tha Podrimaj, ndërsa tregoi se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore. Ajo po ashtu tha se në vazhdim do të japin më shumë informata për ngjarjen tragjike./rtk