14-08-2025

Një kamarier “avullon” 500 euro nga lokali në “Shatërvan” – pronari e denoncon në Polici

Ajo që duhej të ishte një natë e zakonshme pune në një nga lokalet më të frekuentuara të Shatërvanit në Prizren, përfundoi me një skenar të papritur, ku kamarieri mori qarkullimin ditor dhe u zhduk.

Ngjarja ka ndodhur më 9 gusht 2025, pas mesnate. I punësuari, pasi mbylli turnin, hyri në zhveshtore, nuk u paraqit në zyrë për të barazuar arkën me stafin menaxhues, la kuletën në një zyrë tjetër dhe u largua, duke marrë me vete rreth 500 euro.

Që nga ajo natë nuk është kthyer më në vendin e punës. Fillimisht ai kontaktoi pronarin, duke thënë se “do të vij dhe të merremi vesh”, por sapo mori vesh se rasti ishte denoncuar në Polici, e mbylli çdo komunikim me mesazhin: “Qe numri jem, suksese.”


Rasti është denoncuar në Policinë e Kosovës dhe hetuesit janë duke punuar për gjetjen dhe procedimin e të dyshuarit, konfirmojnë burimet e Sinjalit.

Asnjë koment

Comments are closed.