Një kandidat nga Prizreni pritet të intervistohet për manipulim me vota?
Koordinatorja nacionale e zgjedhjeve në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula, i ka quajtur të papritura manipulimet e votave në zgjedhjet e 28 Dhjetorit. Sipas saj, me vite nuk ka ndodhur diçka e tillë.
Ajo foli edhe për deputetin Fikrim Damka nga partia e turqve “KDTP”, për të cilin tha se gjithsesi duhet të intervistohet në rastin ku dyshohet se ka pasur manipulime të votave. I cili pas rinumërimit humbi mandatin e deputetit.


“Manipulimi i votave të qytetarit [në zgjedhjet e 28 dhjetorit] për deputetë të Republikës së Kosovës, për Kuvend, vërtet ishin të papritshme për ne”.
Ndërsa, ajo foli edhe për rastin e deputett Fikrim Damka, duke theksuar për intervistimin e tij.
“Gjithsesi. Unë sa e di, e kemi vetëm një rast që një deputet e ka humbur mandatin, edhe është ky deputet [Fikrim Damka]. Nuk e kam vërejtur që ka mandate të humbura për deputetë të tjerë, pavarësisht tendencave që t’iu rrisin numrin e votave me qindra a mijëra, prapë nuk kanë arritur kuotën e saktë nga vendi prej nga vijnë për me u ba deputetë”.

“Prandaj, është i vetmi ky kandidat që e ka humbur mandatin e deputetit dhe pa mëdyshje që duhet të intervistohet”, tha Pula.
“Të jemi të qartë, kjo është çështje ekskluzive e Kryeprokurorit të Prokurorisë përkatëse për ta vazhdu hetimin deri në fund”.

