23-11-2024

Një kompliment dhe tri kërkesa – kurthi amerikan për Kurtin

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett e ka futur liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pretendentin për kryeministër në një “kurth amerikan”.

Një kompliment dhe tri kërkesa, ia ka bërë sot ambasadori Kosonett, Kurtit, shkruan Gazeta Insajderi.

Kërkesat e tij për Kurtin, janë kërkesa për të cilat lideri i VV-së është kategorikisht kundër tyre, ndryshimi i kufijve dhe mini-shengeni, derisa shtron këto kërkesa, në të njëjtën kohë Kosonett i thurrë lavde Kurtit.

Kosnett ka thënë për Kurtin se ai ka ndryshuar dhe është njeri shumë inteligjent dhe shumë i pjekur. Kosnett është shprehur se pret me padurim për të punuar me të.

“Mendoj se z. Kurti e di shumë mirë për rolin që e luan një lider i opozitës për të sfiduar ide dhe për të krijuar politika është i ndryshëm nga roli që e luan si një kryeministër i shtetit, ku të duhet t’i bësh bashkë të gjithë në frymën e bashkimit shtetëror. Ai është njëri shumë inteligjent dhe shumë i pjekur. Ai ka bërë të qartë se Vetëvendosje ka lënë dhunën politike në të kaluarën. Është një parti e re, është një epokë e re. Pres me padurim për të punuar me të,  ashtu siç kam punuar dhe bashkëpunuar me liderë të tjerë të partive politike në këtë shtet”, ka thënë Kosnett në një intervistë për Express.

E që në të njëjtën kohë ambasadori amerikan ia ka shtruar tri kërkesa Kurtit nëse ai formonë qeverinë e ardhshme. Ai ka dal pro idesë së mini-shengenit për të të cilën Kurti ka dal kundër.

Kosnett është shprehur se kjo ide nuk duhet injoruar, derisa ka përmendur zhvillimin ekonomik rajonal dhe paqe rajonale.

“Unë besoj fuqishëm që Kosova duhet të jetë një pjesëmarrës aktiv në nismën e fundit të quajtur mini-Shengen. Shumë njerëz në Kosovë nuk pëlqejnë atë që po dëgjojnë për mini-Shengenin, por përgjigjja ime për këtë është: dërgojeni një delegacion në takimin e ardhshëm”, ka thënë Kosnett.

Ndërsa rreth idesë së ndryshimit të kufijve, të cilën në skenë e ka sjellë presidenti, Hashim Thaçi e që Kurti është kundër kësaj ideja. Kosnett është shprehur se nuk është qëndrim i tyre që ide të tilla të përjashtohen menjëherë.

“Ne kemi thënë se nëse ka ndonjë marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë dhe ata negociojnë për ndonjë ndryshim kufijsh ose shkëmbim territoresh, në atë kontekst, ne do ta shikonim atë. Nuk do ta përjashtonim atë menjëherë. Nuk është qëndrimi ynë të përjashtojmë aty për aty”, ka thënë Kosnett.

Derisa tutje Kosnett ka folur edhe për raportet në mes Kurtit dhe Thaçit, ku thekson se beson në liderin e Vetëvendosjes, se do të ndërtojë mardhënie të mira profesionale me Thaçin.

“Nuk kam asnjë dyshim se z. Kurti, kur të bëhet kryeministër do të ndërtojë një marrëdhënie profesionale dhe konstruktive me presidentin Thaçi. Kryeministri dhe Presidenti duhet të punojnë së bashku për të mirën e vendit. Dhe, kjo është një mundësi për mua të theksoj se mendoj që partitë që janë në opozitë”, është shprehur Kosnett. /Insajderi.com

Asnjë koment

Comments are closed.