Një kosovar vdes tragjikisht në vendin e punës në Itali, bie nga kati i tretë
Në Itali, dje ka vdekur tragjikisht, Bashkim Bytyqi nga Arllati i Drenasit.
Familjarët e të ndjerit kanë thënë se Bashkim Bytyqi ka rënë nga kati i tretë në vend pune.
43-vjeçari pak muaj më parë kishte shkuar në Itali.
“Pas dite kemi marr informatën se Bashkimi ka vdekur. Na kanë thënë se ka ra nga kati i tretë i një ndërtese, teksa ishte duke punuar”, thanë për RTK familjarët e të ndjerit.