Një lopë bie në pusetë në Suharekë, e nxjerrin të gjallë zjarrëfikësit (foto)
Një lopë gjatë ditës së sotme kishte rënë në një pusetë në fshatin Sllapuzhan, në komunën e Suharekës, shkruan IndeksOnline.

Por zjarrëfikësit ishin ata që i dolën në ndihmë menjëherë.

Falë intervenimit të tyre, kafsha ishte shpëtuar e gjallë nga puseta dhe pa lëndime.

“Zjarrëfikësit sot janë alarmuar për një intervenim teknin në Fshatin Sllapuzhan,një kafshë(lopë)kishte rënë në puset!intervenimi i shpejtë nga Zjarrëfikësit nxirret,shpëtohet lopa pa asnjë lëndim”, thuhej në njoftim./IndeksOnline/
