Paraburgim prizrenasit të dyshuarit që kanosi nënën e tij
Në kumtesë thuhet se ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, duke pasur parasysh mënyrën dhe rrethanat ne të cilat dyshohet se është kryer vepra penale nga i dyshuari i cili e ka kanosur nënën e tij viktimën e ndjeshme, si dhe në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj familjes së tij, duke pasur parasysh këto rrethana si dhe sjelljet e mëparshme të pandehurit i cili është i regjistruar edhe si kryerës i veprave tjera penale ekziston rreziku se i njëjti mund të përsëris këtë vepër penale ndaj nënës së tij apo edhe familjareve të tjerë si dhe të përfundoj të njëjtën vepër penale për të cilën është kanosur ta kryej.