Një person e mbyll një femër në banesë, policia thyen derën dhe e arreston të dyshuarin
Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër e mitur ishte mbyllur nga një person në një banesë, ku dyshohet se të ketë kryer marrëdhënie seksuale më të.
Rasti është cilësuar si ‘Dhunim dhe privim i kundërligjshëm i lirisë’
“Viktima femër kosovare (e mitur) ka raportuar se është mbyllur brenda në banesë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë thyer derën e objektit dhe kanë liruar viktimën. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari kosovar që dyshohet se pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e kishte mbyllur në banesë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./IO