Publikohet fotoja e të vra’rit nga arma e zjarrit në Prishtinë
Një person është vrarë dhe një është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë mbrëmjen e së martë
Personi që humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga sulmi me armë është Naser Gashi, përreth të 60’ave.
Mediumi Indeksonline ka publikuar fotografinë e të ndjerit.
Mjeku kujdestar i Emergjencës në QKUK, Agron Çitaku, bëri të ditur se viktima erdhi me plagë në gjoks dhe pothuajse pa shenja jete.
“Rreth orës 22:35 ka ardhur personi i parë i plagosur, ka qenë thuajse pa shenja jete. Është bërë reanimi i tij, për gjysmë ore, ka ndërru jetë. Pas 15 minutave ka ardhur i plagosuri tjetër që ka tri plagë por është në gjendje stabile. Personi që vdiq është rreth të 60-ave”, ka thënë Çitaku.
Mjeku kujdestar në Emergjencë ka bërë të ditur se i plagosuri tjetër është duke u trajtuar në Klinikën Ortopedike.
personi i cili është në kërkim nga Policia e Kosovës si i dyshuar për rastin është Alban Gashi/INS