Një person gjendet i vdekur në Bjeshkët e Rugovës, raportohet se është i huaj
Një rast i rëndë dyshohet se ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në Shkrel të Pejës, ku një person është gjetur pa shenja jete, raporton Sinjali.
Sipas informacioneve të para që ka siguruar Sinjali, thuhet se personi i vdekur u gjet në vendin e quajtur Shkrel në Bjeshkët e Rugovës.
Sinjali tutje merr vesh se personi u gjet në vendin e quajtur “Gropa e Madhe” dhe se dyshimet e para janë se trupi i viktimës është i dëmtuar në shumë pjesë dhe mund të jetë si pasojë e ngrënies nga ndonjë kafshë e egër.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i cili u gjet pa shenja jete në Shkrel të Rugovës nuk i takon nacionalitet shqiptar, por dyshohet se është i huaj.
Tashmë në vendin e ngjarjes kanë arritur Policia e Kosovës që po merren me rastin si dhe mjeku kujdestar i emergjencës.