Një person gjendet pa shenja jete
Një rast i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Baballoq të Deçanit, ku një person u gjet pa shenja jete dhe sipas informacioneve të para dyshohet se ka bërë vetëvrasje.
Gazeta Sinjali mëson se bëhet fjalë për B.Mataj, rreth 42-vjeçar.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe më pas trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.
Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Policia është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Baballoq-Deçan, njësitet relevante menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes gjithashtu edhe ekipi mjekësor nga të cilët është konstatuar vdekja e viktimës (mashkull) i lindur me 1982.
Me vendim të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë ( IML) për Obduksion ndërsa rasti cilësohet ” Hetim i Vdekjes”.”