16-09-2024

Një person goditet nga vetura në Prizren

Një person ka marrë lëndime nga goditja me veturë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren.

Policia ka njoftuar se vozitësi me veturë nga pa kujdesia ka goditur këmbësorin K-Shqiptar.

Viktima pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit, është liruar.

Rasti shkon në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.