Një person i deponon 75 mijë euro në bankë, disa 200-she i dalin false
Një rast është raportuar gjatë ditës së djeshme nga një zyrtar i Bankës Ekonomike në Gjakovë, i cili ka raportuar për deponimin e disa kartëmonedhave nga një klient.
Gazeta Sinjali ka mësuar se bazuar në denoncimin e tij, bëhet fjalë për disa 200-she që u zbuluan se janë të falsifikuara pasi klienti deponoi 75 mijë euro në kartëmonedha të ndryshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti ‘Falsifikim i parasë’.
Ndryshe, falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kushdo që prodhon para të falsifikuara me qëllim për t’i vënë në qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet.