Burri kërkon ndihmë në Polici, raporton se gruaja e tij ushtroi dhu:në, e kafshoi në dur
Një rast ka ndodhur së fundmi në një familje në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali. Këtë herë, një burrë kërkoi ndihmën e Policisë, duke e denoncuar bashkëshorten e tij për dhunë në familje.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e viktimës, gruaja e tij ka ushtruar dhunë ndaj tij pas disa mosmarrëveshjeve lidhur me punët e shtëpisë dhe mysafirët e familjes.
Siç merr vesh Sinjali, gruaja e dyshuar fillimisht e ka sharë dhe ofenduar bashkëshortin e saj, e më pas dyshohet se e ka kafshuar në duar – ku edhe eskaloi situata.
Policia është njoftuar për rastin nga burri dhe si rezultat i denoncimit, çifti janë intervistuar dhe kanë dhënë deklaratat e tyre për atë që ka ndodhur.
Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj gruas është iniciuar rasti për “Dhunë në familje”.