01-04-2025

Një person tenton t’i bëj keq vetes në një fshat të Prizrenit, shpëtohet nga familjarët

Një rast i rëndë ka ndodh sot në një fshat të Prizrenit, ku një person ka tentuar t’i jap fund jetës. Gazeta Sinjali mëson se viktima ka tentuar të vetëvritet me një mjet të mprehtë, por fatmirësisht është shpëtuar nga familjarët.

Burimet e Gazetë Sinjali tregojnë se Policia ka shkuar në vend të ngjarjes dhe ia larguar mjetin e mprehtë nga duart e viktimës.

Më pas i njëjti sipas këtyre burimeve është shoqëruar për në repartin e psikiatrisë, ku ka marrë trajtim mjekësor.

Viktima, fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime trupore.

Policia dhe hetuesit kanë nisur hetimet për këtë rast, ndërkohë që Prokurori Kujdestar është informuar dhe ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Tentativë Vetëvrasje”.

Asnjë koment

Comments are closed.