Një person vdes aksidentalisht në përpjekje për shuarjen e zjarrit në Struzhë të Prizrenit
Një person ka humbur jetën aksidentalisht, në hyrje të fshatit Struzhë të Prizrenit, derisa po përpiqej të shuante një zjarr që ishte përhapur, por kishte rënë në tel të energjisë elektrike, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Rasti ka ndodhur rreth orës 14 e 30 minuta.
Njëri nga zyrtarët rajonal për media pranë policisë në Prizren, Vesel Gashi, konfirmoi për portalin “GazetaePrizrenit.net” se bëhet fjalë për një roje të pyllit, i cili së bashku më një ndihmës kishin bërë përpjekje për shuarjen e një zjarri.
Viktima ka lindur në vitin 1966 dhe është shqiptar.
“Të gjitha njësitet përkatëse, përfshirë edhe ato të KEDS-it janë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjekët kanë konstatuar vdekjen”, ka thënë Gashi.
Ndryshe, Policia rajonale në Prizren përmes një apeli ka bërë thirrje tek qytetarët të jenë të kujdesshëm për të mos shkaktuar zjarre./GazetaePrizrenit.net/