25-11-2024

Një prizrenas kapet duke konsumuar “marihuanë”

 

Një i dyshuar, mashkull K/Shqiptar është kapur duke konsumuar substancë narkotike.

Referuar policisë, rasti ka ndodhur dje pasdite në rrugën “Eqrem Qabej” në Prizren.

“Gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 0.62 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit  marihuanë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.