24-11-2024

Një prizrenase në mesin e kosovarëve të arrestuar në Korçë për transport të emigrantëve të paligjshëm

Katër të rinj nga Kosova kanë rënë në prangat e policisë për transportim emigrantësh të paligjshëm. Arrestimi i tyre u bë i mundur pasi u lokalizuan nga policia në aksin rrugor “Korçë-Pogradec” në Qafë Plloçë, në tentativë për të kaluar kufirin katër emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Ata lëviznin me tre automjete dhe pasi kanë parë policinë, kanë zbritur katër emigrantët, të cilëve iu kishin premtuar transportimin drejt BE-së. Njëri prej tyre, gjatë ndjekjes nga policia, ka kryer manovra të rrezikshme me automjet duke rrezikuar edhe jetën e punonjësve të policisë.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-B. B., 26 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë;

-F. Xh., 29 vjeçe, banuese në Prizren, Kosovë;

-G. V., 25 vjeç, banues në Obeliq, Kosovë;

-I. A., 25 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Nga hetimet e kryera nga policia, rezultoi se shtetasi me inicialet B. B. dhe shtetasja F. Xh. qarkullonin me automjetin tip “Volksëagen”, përpara 2 automjeteve të tjera, me qëllim që të kontrollonin rrugën dhe të sinjalizonin shtetasit G. V. dhe I. A., për prezencë të shërbimeve të Policisë në rrugë.

Gjatë kontrollit, shtetasit B. B. iu gjet një sasi e vogël kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjetet, 4 aparate celulare, një shumë parash dhe dokumentet e identifikimit të emigrantëve.

Asnjë koment

Comments are closed.