09-06-2025

Një shqiptar pla;goset rëndë në Itali, gjendet në rrugë me dy plumba në kokë

Fatos Cenaj, 59-vjeçar me origjinë shqiptare dhe ish-roje burgu, është gjetur në gjendje kritike mëngjesin e së dielës, më 8 qershor, në rrugën Casoni Basse, në Fontaniva të Padovës, Itali. Ai kishte marrë dy plumba në kokë dhe aktualisht ndodhet në spital, duke luftuar për jetën, shkruan Gazeta Sinjali.

Fillimisht u dyshua për një aksident me biçikletë, por në spital u konstatua se plagët në kokë ishin shkaktuar nga armë zjarri. Trupi i tij u gjet nga disa drejtues automjetesh rreth orës 09:30, vetëm pak qindra metra larg banesës.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, pasi Cenaj përshkruhet si një njeri i qetë dhe pa precedentë penalë. Karabinierët po hetojnë mbi disa pista, përfshirë një të shtënë aksidentale nga ndonjë fermer apo një atentat nga një automjet në lëvizje.

Autoritetet kanë nisur identifikimin e qytetarëve me leje për armë dhe po analizojnë pamje nga kamerat e sigurisë për të zbardhur ngjarjen. Bashkëshortja e tij është përjashtuar si e përfshirë në ngjarje, pasi nuk rezulton të ketë pasur konflikte me të. Hetimet vazhdojnë

 

Asnjë koment

Comments are closed.