25-10-2025

Një trup i pajetë gjendet në lumin Lumbardh në rrugën Rugovë – Pejë

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën Pejë–Rugovë, në afërsi të vendit të njohur si “Kthesa e Madhe”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për Gazeta Sinjali se trupi është gjetur poshtë në lumin Lumbardh, ndërsa informacioni për rastin është pranuar nga policia rreth orës 14:10.

“Rreth orës 14:10, Policia është njoftuar se në kilometrin e pestë të rrugës Pejë–Rugovë, ‘te kthesa e madhe’, poshtë në lum ku është Lumbardhi, dyshohet se një person është pa shenja jete. Mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij. Policia, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Gashi.

 

Policia nuk ka dhënë ende detaje mbi identitetin e viktimës dhe rrethanat e rastit, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Asnjë koment

Comments are closed.