Një trup i pajetë gjendet në Prizren
Në Prizren njoftohet për gjetjen e një trupi të pajetë, ndërsa policia e cilëson vdekjen si të dyshimtë.
Njoftohet se rasti është raportuar mbrëmë rreth mesnatës, në rrugën “Marija Kraja”.Vdekjen e ka konfirmuar ekipi i urgjencës në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
Zëdhënësi rajonal i policisë në Prizren, Vesel Gashi ka konfirmuar për portalin “Gazeta e Prizrenit” se rasti ka ndodhur në shtëpinë e viktimës ku sipas familjarëve ai është rrëzua në korridorin e shtëpisë së tij.
“Lidhur me rastin po presimi mendimin e mjekësisë ligjore lidhur me shkaktarin e vdekjes”, ka thënë ai, pa dhënë hollësi të tjera./GazetaePrizrenit.net