Një vizitor kapet duke futur një telefon në Dubravë, Shërbimi Korrektues: E kishte kamufluar në trup
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar futja e kontrabandës në institucion.
Gjatë kontrollit të një vizitori, në trupin e tij, në mënyrë të kamufluar, është gjetur dhe konfiskuar një telefon mobil Samsung, një SIM Card dhe dy kabllo mbushëse.

“Vizita është anuluar menjëherë dhe vizitori është kthyer mbrapsht, ndërsa ndaj tij janë ndërmarrë masat përkatëse sipas procedurave ligjore në fuqi,” thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

