16-11-2024

Njësiti i transportit për të burgosurit marrin pagat pa orët shtesë, Thesari merr përgjegjësinë për një gabim teknik!

Njesitit të transportit për të burgosurit, u janë ndalë pagesat e orëve shtesë para dhe pas orarit. Ata në muajt që lam pas, kanë marrë pagat por jo dhe pagesat që u takojnë, për orët shtesë jashtë orarit.

Sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës, e gjithë kjo është bërë për shkak të një gabimi teknik, nga Thesari.

Zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës Florent Gashi,  ka thënë për Indeksonlinen, se formularët për pagesa janë dorëzuar tashmë në Thesar, por pagesat nuk janë ekzekutuar për shkak të një gabimi teknik.

Ndërsa thotë se pagesat për orët shtesë për këtë njësit, do të realizohen në mënyrë retroaktive në fund të këtij muaji.
“ Ju informojmë se formularët për pagesat në fjalë janë dorëzuar në Thesar. Megjithatë, ato nuk janë ekzekutuar për shkak të një gabimi teknik nga ana e Thesarit. Për këtë arsye, janë njoftuar të gjitha institucionet korrektuese. Ndërsa pagesat do të realizohen në mënyrë retroaktive në fund të këtij muaji”, ka thënë Gashi. /Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.