25-11-2024

Njoftim i rëndësishëm për pensionistët e Kosovës

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka njoftuar se pensionistët e Kosovës nuk janë të obliguar të paraqiten në zyrat e pensioneve për t’u lajmëruar.

Reçica ka thënë se kjo bëhet me qëllim të parandalimit të Covid-19.

“Me qëllim të parandalimit të COVID-19, zbatimit të masave të MSH/IKSHP përkatësisht Qeverisë së Kosovës, në mbrojtjen e shëndetit të tyre, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, njofton të gjithë pensionistët, se deri në kalimin e situatës pandemike, nuk janë të obliguar të paraqiten në zyrat e pensioneve për t’u lajmëruar”, ka thënë Reçica.

Ai poashtu është shprehur se edhe ata që e fitojnë për herë të parë të drejtën për pension do t’u njihet e drejta nëse nuk kanë mundësi të paraqiten fizikisht në zyrat e pensioneve.

“Të gjithëve do t’iu realizohet pagesa e pensionëve pa asnjë ndalesë deri në tejkalimin e kësaj situate dhe rekomandimeve tjera nga MSH/IKSHP dhe Qeveria. Të gjithë pensionistët të cilët fitojnë të drejtën për herë të parë në pension, nëse nuk kanë mundësi të paraqitjes fizike në zyrat e pensioneve, do t’iu njihet e drejta dhe beneficionet për pension nga data e pensionimit”, ka thënë Ministri./GazetaExpress

Asnjë koment

Comments are closed.