25-11-2024

Njoftim nga ATK: Kështu mund të pajiseni me “leje” për qarkullim gjatë orës policore

Nga Administrata e Tatimit të Kosovës (ATK) bëjnë të ditur se të gjithë personat që punojnë dhe janë në lëvizje pas masave të kufizimit që fillojnë në ora 22:00, përmes Sistemit Elektronik EDI mund të pajisen me “Certifikatën e të punësuarit”.

“Shkarkimi i “Certifikatës për të punësuarit”, përmes Sistemit Elektronik EDI kërkohet nga të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari dhe që marrin pjesë në funksionimin e zinxhirit të furnizimit (përfshirë transportin e mallrave/shërbimeve), sipas pikës 15.3 të Vendimit të lartcekur, nëse punojnë edhe gjatë kohës së kufizuar për lëvizje të lirë”.“Secili tatimpagues duhet të sigurohet nga i punësuari se dokumenti “Certifikatë e të punësuarit” vlen për të qarkulluar vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës dhe si i tillë nuk mund të përdoret për qëllimet tjera”.

“Dokumenti ”Certifikatë e të punësuarit” mund të shkarkohet përmes Sistemit Elektronik EDI, në menynë “Shërbimet”, nën-menynë “Certifikatë e të punësuarit. Ky dokument duhet të shkarkohet për secilin të punësuar nga i cili kërkohet të lëvizë për kryerjen e detyrave të punës”.

“Dokumentin e shkarkuar, më pastaj duhet ta vulosni dhe nënshkruani. Ky dokument së bashku me letërnjoftimin dhe ID-në zyrtare (kartelën identifikuese) të punonjësit (nëse ka), do të shërbejë si leje për të qarkulluar dhe atë vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës. Pra, ky dokument për arsye tjetër nuk mund të përdoret”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Asnjë koment

Comments are closed.