24-11-2024

Noizy reagon për herë të parë për personin që shtirej në rrjete sociale si vajza e tij

Mund t’i numërojmë me gishtat e dorës rastet kur Noizy ka folur për të voglën e tij, Leandrën. Reperi ka preferuar ta mbajë larg syrit të mediave, teksa ajo jeton me të ëmën jashtë Shqipërisë.

Pak a shumë, të gjithë e dimë historinë nga kënga e famshme “Noku vogël”. Për të bijën dhe mamanë e saj, Noizy shprehej:

“Beautiful ladies, si ju nuk ka gjithë bota. Sido që t’kenë shku punët, unë për ju do bëhem copa…”

Leandra ka qënduar larg vëmendjes mediatike, megjithatë në Tik Tok ishte hapur së fundmi një llogari, ku përdoruesi pretendonte se ishte pikërisht vajza e Noizy-t. Në të postoheshin foto apo video të një vogëlusheje që i ngjante paksa Leandrës, mirëpo Noizy s’priti gjatë për t’i ndërprerë aktivitetin.

Në Story, në llogarinë e tij në Tik Tok, reperi ka publikuar një screenshot të adresës fallco teksa sqaron ndjekësit se ajo nuk është Leandra.

“Kjo nuk asht Noku vërtetë, ju premtoj. Fake. Noku s’ka rrjete sociale”- ka shkruar ai.

Megjithatë, ne vazhdojmë të mbetemi kuriozë si duket tani Leandra.

Asnjë koment

Comments are closed.