Nuk anulohet takimi në Washington, Grenell thotë se pala kosovare do të përfaqësohet nga Kryeministri Hoti
Presidenti i Republikës së Kosovë, Hashim Thaçi, ka anuluar udhëtimin e tij drejt Washingtonit, pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale.
Lajmin e ka konfirmuar emisari i Trump, Richard Grenell, dhe vetë nga zyra e Thaçit në Prishtinë.
“Presidenti i Kosovës sapo më informoi që ai ka anuluar udhëtimin e tij drejt Washingtonit, pas aktakuzës që u bë publike nga Zyra e Prokurorit Special. Respektoj vendimin e tij për të mos marrë pjesë në takim derisa çështjet ligjore të atyre pretendimeve të zgjidhen”, ka shkruar Grenell.
Ai tutje ka thënë se takimi i të shtunës nuk do të anulohet, dhe se presidenti Vucic do të jetë në takim bashkë me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.
“Ne shikojmë përpara drejt diskutimeve të së shtunës që do të drejtohen nga presidenti Vucic dhe kryeministri Hoti”, ka shkruar Grenell./Express/
We look forward to Saturday’s discussions which will be led by President Vucic and Prime Minister Hoti. https://twitter.com/richardgrenell/status/1275825002458296322 …
Richard Grenell✔@RichardGrenell
The President of Kosovo has just informed us that he has canceled his trip to Washington, D.C. following the announcement made by the Special Prosecutors Office.
I respect his decision not to attend the discussions until the legal issues of those allegations are settled.