Nuk do ta besoni, macja e këngëtares së njohur ka një pasuri gati 100 mln dollarësh
Në epokën e mediave sociale, nuk janë vetëm influencerët apo të famshmit që fitojnë para, por edhe kafshët shtëpiake. Faqja “All About Cats” ka bërë të ditur se cilat janë kafshët shtëpiake më të pasura në botë dhe mes tyre është edhe macja e Taylor Swift .
Olivia Benson, siç quhet macja e dashur e këngëtares, ka një pasuri neto me vlerë 97 milionë dollarë.
Mbi Olivia është një mace tjetër, e njohur si Nala Cat, me vlerë rreth 100 milionë dollarë. Nala ka llogarinë e saj në Instagram, në të cilën shfaqet si “figurë publike” dhe numëron më shumë se 4.4 milionë ndjekës.
Vendin e parë e mban një qen gjerman i quajtur Gunther VI, i cili është në pronësi të kompanisë italiane të medias ‘Gunther Corporation’ dhe mban titullin e kafshës shtëpiake më të pasur në botë me një vlerë neto prej 500 milionë dollarësh.
Qeni Gunther VI është kafsha më e pasur në botë
Pas maces së Swift në listën e kafshëve shtëpiake më të pasurit janë qentë e Oprah Winfrey, me 30 milionë dollarë. Pasohet nga macja e të ndjerit Karl Lagerfeld me 13 milionë dollarë dhe qeni i aktores së ndjerë Betty White me 5 milionë dollarë. /abcnews.al