25-11-2024

Nuk kaloi Trusti, Vetëvendosje votoi kundër tërheqjes së mjeteve

Në seancën parlamentare të së enjtes ku pati një debat të ashpër ndërmjet pozitës dhe opozitës, nuk kaloi në lexim të parë të projektligjit që mundëson tërheqjen e një përqindje të caktuar nga Trusti.

Nga 102 deputetë në sallë, 44 votuan për, 57 kundër dhe 1 abstenim.

Qeveria dhe mazhoranca në Kuvend të Kosovës nuk e ka mbështetur projektligjin në fjalë për tërheqjen e 10 deri 30 përqind të mjeteve, ku iniciues i kësaj nisme ligjore, ishte deputeti Bekim Haxhiu.

Para votimit, propozuesi i këtij projektligji, Bekim Haxhiu, kërkoi reflektim nga pozita për të mbështetet dhe për të tejkaluar ndikimet politike.

“Kjo krizë ekonomike mund të përballohet nëse bashkëpunojmë dhe në mes dy leximeve bashkërendohemi edhe për modalitetet e tjera”, theksoi Haxhiu. /IO

 

Asnjë koment

Comments are closed.